Shumë pikëpyetje për rrëzimin e aeroplanit, përjashtohet terrorizmi (FOTO)

E publikuar: 25/03/2015 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekipi i shpëtimtarëve ka vazhduar të mërkurën detyrën e vështirë të kërkimit të 150 viktimave të rrëzimit të avionit të kompanisë German Wings.

Ministri i Brendshëm i Francës ka thënë se terrorizmi nuk është në top listën e arsyeve të rrëzimit të avionit.

Aeroplani i tipit Airbus A320 në operim të kompanisë Germanwings ka qenë duke fluturuar drejt Dusseldorfit të Gjermanisë nga Barcelona e Spanjës. Aeroplani e ka humbur shpejtë shpejtësinë dhe është përplasur në Alpet e Francës duke mbytur 144 udhëtarë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.