Shukri Xhelili: Videoja kurth i kundërshtarëve të mi, rashë në grackë

E publikuar: 13/05/2016 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shukri Xhelili, kryebashkiaku i Dibrës në Shqipëri, pas videoskandalit ku ai i ofronte një vajzeje seks në këmbim të vendit të punës, e ka cilësuar si kurth tërë ngjarjen.

Para se ta firmoste shkarkimin e tij nga detyra, ai ka thënë se e gjitha ka qenë një kurth, shkruan Gazeta Panorama.

“Ka qenë një kurth i ngritur nga kundërshtarët e mi, unë rashë në grackë”, ka thënë Xhelili, por pa dhënë të tjera detaje rreth asaj që ndodhi.

Xhelili është filmuar nga një vajzë 20 vjeçare, së cilës ai i ofronte seks në shkëmbim të një vendi të punës. Ajo fillimisht e ka filmuar në zyrë dhe më pas kanë shkuar në një dhomë hoteli.