Shuhet në moshën 65 vjeçare bashkëthemeluesi i Microsoft

E publikuar: 19/10/2018 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkëthemeluesi i Microsoft Paul Allen u nda nga jeta në moshën 65 vjeçare në Seattle të Shteteve të Bashkuara pas një sëmundjeje të gjatë.


Lajmin e dha kompania e tij Vulcan e themeluar në 1986.

Motra e tij Jody Allen e cila është edhe CEO e Vulcan në një qëndrim tha se vëllai i saj ka qenë një individ i mrekullueshëm në çdo nivel.


Allen vuante nga kanceri i sistemit limfatik që prek qelizat e bardha të gjakut.

Dy javë më parë Allen foli për sëmundjen e tij për të cilën u trajtua për plot 9 vite.

Allen shquhet edhe për nismat e tij filantropike. Ai dhuroi 30 milion euro për ndërtimin e një kompleksi apartamentesh për të pastrehët në Seattle.

Pasuria e tij përllogaritet në 20 miliardë dollarë.

Ai u largua në 1983 nga Microsoft kur për të herë parë u diagnostikua me sëmundjen në fjalë përpara se ti shfaqej për herë të dytë.

Së bashku me Bill Gates themeluan kompaninë ndërsa miqësia e tyre e cila u shkatërrua pas largimit të tij nisi që në moshë të vogël. /PCWorld Albanian