Shtyllat e telave të rrymës bien mbi veturë, djaloshi bën një veprim të zgjuar – e ndihmuan këshillat e babait të tij elektricist (Video)

E publikuar: 05/04/2018 05:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat e huaja kanë publikuar disa pamje të cilat me siguri do të kishin qenë të nevojshme që ti shoh gjithkush, sidomos shoferët.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje në të cilat shihet një adoleshent nga Ohio, SHBA.

Siç shtohet më tej, derisa ai po ecte me veturën e tij, mbi të kanë rënë disa shtylla të telave të rrymës.

Por ajo që ka rënë në sy në këtë video, është fakti se adoleshenti, as që ka tentuar të largohej nga vetura e tij, përkundrazi, ai ka qëndruar brenda saj.

Dhe çfarë e ka shtyrë adoleshentit të bënte një gjë të tillë, sipas tij, janë këshillat e babait të tij elektricist.

“E dija që nëse do të dilja nga vetura, kishte shumë shanse të prekja diçka të prekja diçka, kështu që do të rrezikoja shumë”, ka thënë ndër tjerash djaloshi. /Telegrafi/