Shtyhet ndeshja Sevilla – Real Madrid, pritet të shtyhet edhe Barcelona

E publikuar: 08/02/2018 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kualifikimi i Sevillas në finale të Kupës së Mbretit do të shtyjë ndeshjen e fundjavës së 21 prillit në La Liga kundër Real Madrid, shkruan indeksonline.

Takimi i planifikuar në atë ditë do të shtyhet për të mërkurën e nëntë majit.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe me skuadrën tjetër e cila do të kualifikohet, Barcelona ose Valencia që në kalendar i kanë ndeshjet me Villarealin, respektivisht me Celta Vigon.

Pjesa tjetër e javës së 34 do të shpërndahet mes të premtes, të dielën dhe të hënën, pasi që vetëm në finalja e Kupës do të luhet të shtunën .

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me Atlético Madrid-Betis pasi mendohet se ndeshja do të luhet në “Wanda”