Shtyhet debutimi i përditësimit madhor të Pranverës në Windows 10

E publikuar: 20/04/2018 01:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft ka shtyrë debutimin e përditësimit të madhor të Pranverës për një afat të pacaktuar duke thënë se ndër të tjera, ka zbuluar një problem i cili i bën kompjuterët të papërdorshëm.

“Kemi zbuluar probleme me qëndrueshmërinë ku në disa raste përfundonin në BSOD (Ekrani Blu i Vdekjes),” tha Dona Sarkar, shefja e programit Windows Insider.

Përmes këtij postimi, Sarkar prezantoi ndërtimin e ri 17134 ku tha se Microsoft kishte vendosur të sillte një ndërtim të ri dhe jo të përditësonte 17333, që duhej të ishte finali.

Ky i fundit i cili debutoi më 27 Mars duhej të ishte publikuar zyrtarisht më 9 Prill.

Por Sarkar më 5 Prill tha se ishte shtyrë. Zakonisht përditësimet madhore të Pranverës në Windows 10 mbërrijë në 10 ditëshin e parë të Prillit. /PCWorld Albanian