Shtyhet afati për dorëzimin e kuponëve fiskal

E publikuar: 01/02/2016 09:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se ka shtyrë afatin për dorëzimin e plikove me kuponë fiskal, deri më 5 shkurt 2016 ditë e premte.

Afati i paraparë i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor, ishte nga data 01 Janar 2016 deri më 31 Janar 2016.

“Meqenëse ATK ka evidentuar se deri me datë 31 janar 2016 kanë aplikuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët ende nuk i kanë dorëzuar plikot me Kuponë Fiskal, ATK do t’ju mundësojë që edhe gjatë javës së parë të muajit Shkurt 2016 t’i dorëzojnë plikot e tyre në cilëndo zyre regjionale të ATK-së”, ka njoftuar ATK-ja shkruan Telegrafi.

Plikot e mbyllura me kuponë fiskal të grumbulluar gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor, ATK-ja do t’i pranoj deri më 5 shkurt në ora 16:00.

ATK, do të pranoj vetëm plikot me kuponë fiskal të qytetarëve, të cilët kanë aplikuar për rimbursimin e mjeteve deri me datën 31 janar 2016.