Shtyhen zgjedhjet e PDK’së në Pejën e rivalëve Xhavit Haliti e Adem Grabovci

E publikuar: 13/05/2019 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy degët “problematike” të PDK-së, Drenasi dhe Peja ende nuk kanë mbajtur Kuvendin. Veseli nuk flet për kandidaturën e tij si kryeministër.

Prej të gjitha degëve të PDK-së, vetëm dy nga to tyre ende nuk kanë zgjedhur strukturat e reja drejtuese.

Janë dy degë problematike; Peja dhe Drenasi.

Megjithëse ishte paraparë që zgjedhjet në këtë komunë të Drenicës të mbaheshin me 9 maj, ato janë shtyer për dhjetë ditë.

Në Drenasin, që është bastion i PDK-së, ka përçarje pasi tre kandidatë janë në garë.

Telashe të mëdha ka edhe në degën e PDK-së, ku shihet një rivalitet mes grupit të Xhavit Halitit dhe atij të Adem Grabovcit.

Por, këto probleme nuk po i sheh si të rëndësishme nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Përleshje pati edhe në Podujevë, megjithëse në fund Naim Fetahu u zgjodh kryetari i PDK në këtë qytet.

E përçarje pati edhe në Ferizaj, Gjilan e Skenderaj.

Sidoqoftë, Krasniqi zgjedhjet në PDK i ka cilësuar si demokratike.

Megjithëse ende nuk ka kandiduar zyrtarisht, shefi i deputetëve të PDK-së, thotë se Kadri Veseli ka përkrahjen e degëve për të qenë kryetar edhe për një mandat.

E Veseli ka disa javë që po përmendet nga zyrtarët e PDK-së si kryeminsitër i ardhshëm i Kosovës.

Për këtë çështje ende nuk është deklaruar i pari i Kuvendit.

As këtë të hëne, ai nuk dha ndonjë përgjigje të qartë nëse do të kandidojë për kryeminsitër në zgjedhjet e ardhshme.