As shtrati nuk i ndan “Xhbanen” e “Sasën”

E publikuar: 12/08/2017 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

As gjumin më duket nuk po i ndan dy aktoret shqiptare.

Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi duket se janë bërë mikesha shumë të mira edhe në jetë private.

Në fakt, këto dyja janë bërë më shumë të njohura në saje të roleve të “Xhanes” dhe “Sasas” në serialin e mirënjohur “O sa mirë”.

Arjola pohon se ka nevojë për miqësi sapo t’i hap sytë në mëngjes dhe jo për një kafe.

“Nuk është kafja, por miqësia është kafeina që kam nevojë për një start në mëngjes”, ka shkruar Demiri teksa shihet në shtrat me Matoshin.

Ndryshe, aktoret do t’i shohim sërish edhe në sezonin e ri të serialit, i cili pritet të fillojë gjatë muajit shtator. /Telegrafi/