Shtohen numrat e infektimit/ India rikthen karantinën

E publikuar: 15/06/2020 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qyteti Chennai në Indi do të hyjë sërish në karantinë pas shtimit të ndjeshëm të numrit të infektimeve atje. 15 milionë banorë përballen pwrswri me izolimin total, e shumë shpejt, I njëjti fat mund të presë edhe rajonet fqinjë.

“Bllokim i plotë nga 19 për qarqet Chennai, Thiruvallur, Chengalpet & Kanchipuram,”  shkruan në Twitter autoritetet e shetit Tamil Nadu. Karantina sipas tyre, do të mbetet në fuqi të paktën deri në fund të qershorit. Tamil Nadu, ku Chennai është kryeqyteti, konsiderohet rajoni  i dytë më i goditur pre sëmundjes pas  Maharashtras.

Ky shtet jugor  ka regjistruar pak më shumë se 44,000 raste të Covid 19 nga 332.424 që janë regjistruar në mbarë vendin. India shënon gjithsej 9.590 vdekje nga koronavirusi./Tch/