Shtiret kinse është i sëmurë që ta dërgojnë me urgjencë në spital me autoambulancë, aty i propozon martesës partneres që punon si infermiere (Video)

E publikuar: 11/10/2017 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i ri ka befasuar të dashurën e tij që punon si infermiere, duke i propozuar martesë në një mënyrë të pazakontë.

Ai ishte shtirur kinse është shumë i sëmurë me qëllim që autoambulanca ta dërgoj me urgjencë në spital, dhe aty ta takoj të dashurën infermiere para të cilës gjunjëzohet për t’i propozuar, transmeton Telegrafi.

Thomas Ciancia punon në emergjencë së bashku me të dashurën Lauren Trulli në Long Branch të Neë Jersey.

Por, ai kishte thurur një plan me kolegët në spital, të cilët shkuan ta marrin me autoambulancë në shtëpi, dhe kur e sjellin në spital e dashura e tij shokohet kur e kupton se partneri i saj “ishte sëmurë”.

Dhe duke e dërguar në sallën e urgjencës, ai gjunjëzohet por ajo fillimisht mendon se nuk po mund të ecë dhe është rrëzuar.

Por, pasi që ai insiston të qëndroj i gjunjëzuar e kupton që ai po i propozon martesë.

Ajo nuk arriti t’i ndal lotët e gëzimit dhe pa u menduar dy herë i tha “po”. /Telegrafi/