Shtirej sikur pësoi krizë gjatë udhëtimit me tren, vetëm për të zënë një ulëse (Video)

E publikuar: 30/11/2017 19:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Udhëtari i paemëruar nga Kina, është shtrirë në mes të trenit dhe shtirej sikur pësoi ndonjë krizë, vetëm që të sigurojë një ulëse.

Të pranishmit janë larguar prej tij, ndërsa ai i buzëqeshur ka zënë një nga karriget që mbetën bosh, transmeton Telegrafi.

“Mirë ua bëri, asnjëri prej tyre nuk provoi t’i ndihmonte, vetëm ikën prej tij”, ka qenë një nga komentet e shumta.

Në anën tjetër, është kërkuar të mos aplikohet kjo metodë e pazakontë, pasi shqetëson pasagjerët edhe nëse bëhet vetëm si lojë. /Telegrafi/