Shteti në shërbim të fajdexhiut

E publikuar: 05/09/2015 09:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nezir Kryeziu i ka pasur të gjitha në burg. Madje edhe lirinë, shkruan sot Koha Ditore.

I dënuari për vrasje që kishte “shtëpinë private” brenda Burgut të Prizrenit, gjithë këtë fuqi e ka ndërtuar për vite të tëra për shkak të së kaluarës si komandant i një njësie të Policisë Ushtarake të UÇK-së dhe të tashmes si biznesmen e fajdexhi.

Është prej më të njohurve në rajonin e Prizrenit.

Kryeziu, që ka jetuar një kohë në një ambient të veçantë i ndarë nga të burgosurit e tjerë dhe pa mbikëqyrje 24 orë të gardianëve, ka dhënë para me fajde.

Kamatat i ka pasur të ngjashme me të bankave në Kosovë, përcjell koha.net. Ato sillen nga 11 deri në 20 për qind. Për këtë biznes të paligjshëm, Kryeziu është gjykuar dy herë.

Një herë është dënuar me burgim prej një viti e gjysmë dhe një herë është liruar nga akuza për shkak të vjetërsimit të lëndës në Gjykatën e Prizrenit.