Shteti i ofron strehim, por gruaja rome e sulmuar nuk e pranon (VIDEO)

E publikuar: 03/06/2019 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Së pari në Lipjan e më pas edhe në Ferizaj.

Për këto ndodhi pati edhe të arrestuar, derisa shteti premtoi ofrimin e ndihmës për gruan rome, për të cilën fillimisht u raportua se po vjedh fëmijë, gjë që u mohua nga organet e rendit.

Megjithatë, gjendja e saj fizike tanimë është e mirë.

Por, për atë mentale do të bëhen edhe ekzaminime. Këto ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica i tha pasi vizitoi të sulmuarën personalisht.

Kjo vizitë u bë posa ajo u soll në një strehimore në Prishtinë, nga qendra sociale e Podujevës.

Mirëpo, ndihmën e shtetit ajo nuk po e pranon.