Shteti i ndëshkoj me 2.5 milionë euro gastronomët e i ndanë tre milionë për t’i ndihmuar

E publikuar: 15/01/2021 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka ndarë 3 milionë euro për t’i ndihmuar gastronomët të rimëkëmben, kjo pasi ata e kanë pësuar më së shumti nga pandemia, shkruan Gazeta inFokus.Por, në të njëjten kohë shteti i ka gjobitur me 2.5 milionë euro të gjithë gastronomët, për mos respektimin e masave.

Në lidhje me këtë ka folur edhe kryeredaktori i Gazetës inFokus, Zekirija Shabani, i cili e ka quajtur këtë vendim të qeverisë si pagesë për ndëshkimet, por jo rimëkëmbje.

“3 milionë euro i ka paraparë Qeveria e Kosovës për bizneset (restoranet, sallat e dasmave, e të ngjashme) të dëmtuara nga masat kufizuese.

E 2.5 milionë euro janë ndeshku gastronomët për mosrespektimin e masave.

Kjo është pagese për ndëshkimet, nuk është rimëkëmbje”, ka shkruar Shabani facebook.

Nga sot është zgjatur orari i lëvizjes nga ora 20:00 në 21:00, pas lirimit të masave nga Qeveria./Infokusi/