Shteti i ka harruar varrezat e dëshmorëve të Polacit

E publikuar: 07/03/2016 00:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Varrezat e dëshmorëve të Polacit, duket se janë të anashkaluara plotësisht nga institucionet.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka postuar në facebook fotografi ku shihet që këto varreza as që janë prekur nga dora e shtetit.

“Shikoni në çfarë gjendje janë varrezat në Polac, vendi ku prehet komandanti Mujë Krasniqi, Ilaz Kodra e shumë të tjerë. Sa jemi te vlerat e respekti për luftën dhe sakrificën, nëse jo, Komuna e Skenderajt, qeveria e Kosovës nuk duhet të anashkaloj Polacin”, ka shkruar Kryeziu në facebook. /lajmi.net/

/lajmi.net/