Shteti Amerikan i Ohio pranon pagesat e taksave në Bitcoin

E publikuar: 27/11/2018 02:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paqartësitë ligjore janë të mëdha në SHBA rreth kriptomonedhave, por për shtetin e Ohio nuk përbën problem.


Duke filluar nga kjo javë, ai do të jetë shteti i parë Amerikan i cili pranon bitcoin për pagesat e taksave.

Wall Street Journal thotë se kjo do të jetë e limituar vetëm për qëllime biznesi megjithatë do të nxisë më tej biznese lokale të pranojnë bitcoin për të paguar taksat e tyre.


Por shqetësimet e autoriteteve rreth kriptomonedhave nuk kanë për tu zhdukur me këtë vendim dhe nuk dihet nëse bizneset do të adoptojnë formatin e ri.

Edhe shtete të tjera Amerikane ka ndërmarrë hapa për të pranuar bitcoin. Nju Jorku është një prej tyre dhe mbase më shumë shtete do ti bashkohen Ohio. /PCWorld Albanian