Shtetet që nuk kanë asnjë rast pozitiv me COVID-19

E publikuar: 12/07/2020 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth 188 shtete janë prekur nga pandemia COVID-19, që nga fundi i vitit të kaluar, kur edhe filloi të përhapet në Wuhan të Kinës.

Shumë prej shteteve kanë ndërmarrur masa strikte për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 12.5 milionë njerëz janë infektuar në botë nga ky virus, dhe numri i fataliteteve nga COViD-19 ka kaluar shifrën 560.000.

Por, “AlJazeera”, ka renditur 12 vende të cilat deri më tani nuk kanë raportuar asnjë rast me koronavirus:

  1. Kiribati
  2. Korea e Veriut
  3. Turkmenistani
  4. Ishujt Solomon
  5. Vanuatu
  6. Samoa
  7. Tonga
  8. Palau
  9. Ishujt Marshall
  10. Nauru
  11. Tuvalu
  12. Shtetet e Mikronesias

Korea e Veriut është vendi i parë që ka mbyllur kufijtë. Si fqinj me Kinën, vendi mbylli kufijtë me 21 janar dhe nuk i ka rihapur që atëherë. Po ashtu ka vendosur masa strikte mbi ata që lejohen të futen brenda shtetin, duke përfshirë edhe një deri dy muaj në karantinë.

Gjersa autoritetet nuk kanë raportuar asnjë rast me COViD-19, jo shumë besojnë që kjo është e vërtetë./ Gazeta Sinjali/