Shtetet e varfëra të frikësuara nga ”COP21”

E publikuar: 30/11/2015 09:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në Paris, do të mbahet konferenca e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike në të cilën do të marrin pjesë udhëheqës të lartë botëror.

Negociatorët prej 195 vendeve do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje brenda dy javësh, ndërsa liderë nga 147 kombe do të trajtojnë Samitin e Klimes në Francë, takim ky i njohur si ‘’COP21’’.

Ndërkaq në lidhje me këtë konferencë, për marrëveshjet që do të dakordohen këto vende gjatë së hënës në Paris, të frikësuar mbeten vendet më të varfëra të globit e që përshtypjet e tyre të para janë se do të lihen pas dore për ndonjë marrëveshje të re, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq Qeveria Franceze, zyrtarisht do të udhëheqë bisedimet gjatë hapjes së ceremonisë të së hënës.