Shtetasja e Serbisë nga Mitrovica arrestohet në BeH për terrorizëm

E publikuar: 26/11/2015 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetasja e Serbisë nga Mitrovica është arrestuar në Kalesi me dyshimin se ka lidhje me terrorizëm, transmeton Koha.net raportimin e portalit Klix.

Elma Gjusinacin, 21 vjeçe nga Mitrovica, sipas këtij burimi shtetase e Serbisë, pjesëtarët e Agjencisë për Hetime e Mbrojtje (SIPA) e arestuan në Kalesi bashkë me burrin e saj Enes Meshiqin, i cili më parë ishte arrestuar gjatë aksionit “Damask”. Por ky menjëherë pas shoqërimit ishte lënë i lirë.

Urdhërin për arrestim theksohet se e kishte dhënë MPB-ja e Serbisë.

Meshiq, sipas medieve serbe, ishte përdorur si karrem që të kapej Elma Gjusinac dhe ai gjatë gjithë kohës kishte bashkëpunuar me autoritetet në Be H, transmeton Klix.