Shtëpia unike e ndërtuar në xhunglën e Balit brenda të cilës nuk mungon asgjë (Foto)

E publikuar: 30/11/2017 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një familje zvicerane bën jetë në stil të Robinson Kruzos dhe për këtë janë krenarë. Ata kanë arritur të ndërtojnë një shtëpi unike në zemër të xhunglës së Balit, brenda të cilës nuk mungon asgjë.

E ndërtuar në drunjtë e bambusë, kjo shtëpi ofron pamje të rralla të kësaj xhungle që vetëm në filma kemi pasur rastin t’i shohim. Por pjesë më e mirë e saj është, se atë mund ta marrë me qira kushdo, transmeton Telegrafi.

Shtëpia e pagëzuar me emrin “Ananda” është vepër e arkitektëve të IBUKU dhe gjendet në fshatin Sibang Gede në Bali. Materialet që janë përdorur për ndërtimin janë të riciklueshme.

Por të gjithë ata që pëlqejnë të bëjnë jetë luksoze, kjo shtëpi është e përkryer për faktin se ka pishinë private, saunë, hapësirë të veçantë për joga dhe tavolinën për masazhë.

Qëndrimi në këtë shtëpi për një natë kushton 381 funte, kurse në fillim ishte ndërtuar si pronë private e familjes së David Hornbloë. Brenda saj gjenden tri dhoma gjumi dhe secila ka ballkonin privat. /Telegrafi/