Shtëpia pritej të shkatërrohej, në garazhin e saj gjenden dy supervetura – me vlerë rreth 4 milionë dollarë (Foto/Video)

E publikuar: 12/02/2018 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një koleksion i automjeteve klasike është zbuluar në një garazh në SHBA e cila thuhet se nuk është qasur për 27 vjet.

Dhe çfarë shkruajnë më tej mediat e huaja, përcjell Telegrafi, përveç tjerash, bëhet fjalë për dy supervetura të viteve 60-ta, vlera e të cilave – së bashku – arrin në hiq më pak se 4 milionë dollarë.

Përveç të tjerave, edhe një Ferrari 275 GTB dhe tjetri 427 Shelby Cobra u zbuluan në një njësi magazinimi nën një shtëpi të braktisur në Karolinën e Veriut, e cila duhej të shkatërrohej muajin e kaluar.

Gjithashtu u zbulua se makinat ishin të paprekura që nga viti 1991, pasi mekaniku i besuar i pronarit kishte vdekur dhe ai nuk lejonte që dikush tjetër të servisonte ato. /Telegrafi/