Shtëpia me rrota (Foto)

E publikuar: 10/12/2015 19:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mars të vitit të kaluar, një baterist i quajtur Patrick nga Kalifornia zgjodhi një autobus shkolle të cilën e quajti “Big Blue in Long Beach”.

Ai u largua nga shtëpia e prindërve të tij në Vegas dhe në maj bashkë me babain e tij filloi që ta ndërtonte shtëpinë e  ëndrrave por në këtë autobus.

Në gusht, ai filloi të udhëtojë bashkë me shtëpinë e tij me rrota, transmeton Klan Kosova.

Tash e pesë muaj ka udhëtuar në 30 shtete të Amerikës.

Për Patrick shtëpia e tij si dhe udhëtimi që mund të bëjë me të, është një ëndërr e bërë realitet.

“Kam vendosur që të largohem nga loja dhe në këmbim të saj kam filluar të jetoj në një autobus shkolle”.

“E kam adhuruar çdo kilometër të bërë në 30 shtete me autobusin e shkollës, me shtëpinë e vogël time”.

“Ky është udhëtimi i lirisë”, u shpreh Patrick.

shpija5

shpija

shpija3

shpija4

shpija6