Shtëpia e Bardhë po përgjohet? Trump refuzon të japë një përgjigje zyrtare

E publikuar: 13/05/2017 10:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtëpia e Bardhë refuzoi të thoshte nëse bisedat brenda zyrave të saj po përgjoheshin, pasi Presidenti Donald Trump sugjeroi se kishte “audio-regjistrime” të bisedave të tij private me ish-drejtorin e FBI James Comey.

Kjo do të ishte një rikthim i praktikave të Richard Nixon, raporton “The Telegraph”.

Sean Spicer, zëdhënësi i Trump, në mënyrë të përsëritur refuzoi të thoshte nëse bisedat në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë edhe në Zyrën Ovale, po regjistroheshin apo përgjoheshin, shkrua syri.net. Spicer është pyetur tri herë, por ai u përgjigj duke thënë: “Unë kam biseduar me presidentin dhe ai nuk ka asgjë për të shtuar.”

Donald Trump, ka paralajmëruar nëpërmjet një sërë postimesh ne Twiiter ish- drejtorin e FBI-së, James Comey, që të mos publikojë bisedat e tyre private në shtyp.

James Comey do të bënte mirë të shpresonte që të mos kishte regjistrime të bisedave tona para se të fillonte të fliste me shtypin!”, theksoi Trump në një mesazh në rrjetin social Twitter.