Shtëpi me dizajne të pazakonta (Foto/Video)

E publikuar: 03/11/2018 03:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë prej nesh ëndërrojmë të kem një shtëpi të ëndrrave, me orendi luksoze dhe dizajn unik që padyshim do të na bënte të ndihemi të veçantë.

Por, disa persona kanë kërkesa paksa të çuditshme kur është në pyetje ndërtimi i shtëpive të tyre të “ëndrrave”, transmeton Telegrafi.

Më poshtë ju sjellim fotogalerinë me shtëpitë më të çuditshme që janë ndërtuar në vende të ndryshme të botës, ku pronarët nuk kanë hezituar të investojnë mijëra dollarë në diçka që në shikim të parë janë shumë qesharake.

Disa prej tyre madje janë të ndërtuara duke u bazuar në karaktere të filmave të animuar, e disa kanë formë të këpucëve dhe rrotave të veturës.

Është interesant se për ndërtimin e këtyre shtëpive arkitektët dhe inxhinierët është dashur të punojnë shumë, pasi klientët kërkonin ndërhyrje gjatë ndërtimit, duke ua vështirësuar kështu punën. /Telegrafi/