‘Shtatzënia’ i zgjati 3 vite, por pastaj mjekët zbuluan të vërtetën e frikshme (Foto)

E publikuar: 09/03/2018 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua nga Belfast, Margaret McMahon 48 vjeçare mendoi se ishte shtatzënë – derisa ajo shtatzëni filloi të zgjatej përtej normales.
Ajo shkoi të kontrollohej tek mjekët dhe “shtazëninë” e saj e përshkruante të papërfundueshme, pasi tani kishin kaluar që moti nëntë muaj, transmeton lajmi.net

Mjekët menjëherë të shqetësuar filluan të bënin skanimet me ultrazë dhe nuk bëhej aspak fjalë për një shtatzëni, por nëpërmjet ultrazërit ata gjetën se në barkun e saj kishte një tumor me madhësi shalqiri.

Ekipa mjekësore filluan menjëherë trajtimin që Margaret të bëhej gati për operim i cili pati sukses dhe ajo e largoi nga mitra e saj tumorin nga barku i saj./Lajmi.net/