Shtatzënë për herë të dytë? Flet vetë Rudina Dembacaj

E publikuar: 28/04/2018 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këto dyshime lindën pasi aktorja e njohur ka publikuar në rrjete sociale një foto të një torte të veçantë që ka përgatitur për bashkëshortin e saj, i cili sot feston ditëlindjen. 

Në tortë ishin dy njerëz ai dhe një djalë i vogël dhe krahas fotos Rudina kishte shkruar: “Me një djalë jeta ime!”. 

E pyetur nga Express aktorja e mohon këtë aludim duke thënë se këto janë lloji shakave që ajo bën me bashkëshortin dhe se ishte shumë shpejt për t’u bërë nënë sërish. Kujtojmë që çifti ka aktualisht një vajzë me emrin Viktoria./Gazeta Express/