Shtatëvjeçari “ngjitet duke ecur përgjatë murit”, pasi “u pushtua nga djalli”! (Video)

E publikuar: 01/11/2018 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gjyshe ka treguar se si nipi i saj i kishte bërtitur duke i thënë: “Unë erdha për të vrarë” – para se të ngjitej përgjatë një muri.

Sipas Mirror, përcjell Telegrafi, djali shtatëvjeçar ishte dërguar me shpejtësi në spital pasi kishte marrë një kthesë të çuditshme, duke folur me një zë djallëzor dhe duke tundur kokën me forcë.

Por kur mbërriti në dhomën e urgjencës, gjërat patën një kthesë edhe më të errët kur ai u arratis, duke u ngjitur në një mur.

Incidenti përfshinte familjen Ammons, nga Indiana, SHBA, dhe u shkrua në një raport zyrtar.

Mediat raportojnë se këto pamje shqetësuese shfaqen në një film të ri të quajtur Demon House, i cili shfaqet më 31 tetor në orën 22:00 dhe është vetëm një nga shfaqjet drithëruese që mund të shihni këtë Halloween.

Filmi detajon atë që thuhet të jetë rasti më i vërtetuar i “pushtimit nga djalli” në historinë amerikane – dhe përmban një rindërtim të tmerrshëm të asaj nate fatale. /Telegrafi/