Shtatë raste të reja me COVID-19, asnjë i vdekur

E publikuar: 25/06/2021 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se shtatë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, nga 1 mijë e 224 sa janë testuar.

Raste të vdekjes nuk janë regjistruar, derisa janë shëruar 12 qytetarë.

“Nga 1.224 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.292. Në total numri i rasteve aktive është 166”, thuhet në njoftim.