Shtatë inspektorë për 1.800 institucione shëndetësore

02.10.2016 15:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shtatë inspektorë për 1.800 institucione shëndetësore

Në Kosovë janë 1200 institucione private shëndetësore, derisa 600 janë institucione publike shëndetësore, dhe për të gjitha këto institucione shëndetësore, ka vetëm shtatë inspektorë në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Shaban Osmanaj, inspektor në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se me këtë numër të inspektorëve, këto institucione shëndetësore mund të inspektohen vetëm një herë në katër vjet.

“Efektin e inspektorëve mund ta imagjinoni. Por, nëse bëhet krahasimi nga viti 2006, kur ka dalë Ligji për licencimin e institucioneve shëndetësore private, ka rritje të vetëdijesimit rreth licencimit të institucioneve, por edhe të ripërtëritjes së licencës, pasi ato janë të vlefshme vetëm 5 vjet. Më pas duhet që institucioneve t’u bëhet rivlerësimi i kushteve për ripërtëritje të licencës. Në bazë të të dhënave, deri tash mund të bëhen gjithsej maksimumi 600 inspektime në vit. Përveç inspektimit, bëhen edhe riinspektimi ku përpilohet raporti që të përmirësohen kushtet, në rast nevoje”, thotë Osmanaj.

Ndonëse për çdo vit kërkohet rritje e numrit të inspektorëve, një gjë e tillë nuk ndodh për shkak të mungesës së buxhetit. Ministria e Shëndetësisë së voni ka theksuar se ka pasur shkurtime në buxhetin e saj dhe ministri Imet Rrahmani thotë t’i jetë kërkuar Qeverisë shtim i buxhetit për të përmbushur nevojat në fushën e shëndetësisë.

Por, Shaban Osmanaj thotë se numri i inspektorëve ndër vite edhe është zvogëluar:

“Çdo fundvit kërkohet rritje e numrit të inspektorëve dhe kanë premtuar që deri në vitin 2018, edhe 30 inspektorë të rinj do të punësohen. Por duhet cekur se ka pasur edhe ikje nga Inspektorati, për shkak të kushteve të pafavorshme”.

Përveç problemeve me numrin e inspektorëve të shëndetësisë, gjendja në institucionet publike shëndetësore, thonë zyrtarët, është aspak e kënaqshme.

Ibrahim Tërshnjaku, inspektor sanitar, për Radion Evropa e Lirë thotë se kushtet higjienike-sanitare janë në një nivel të ulët, sidomos në QKUK.

“Gjendja e kushteve higjienike-sanitare e objekteve shëndetësore në institucioneve publike, është në kuadër të minimumit të normave të përcaktuara, por për shkak se objektet janë tepër të vjetra dhe nevojitet të rregullohen në aspektin tekniko-sanitar, dhe më pas kushtet higjienike- sanitare, kjo na pengon të kryejmë veprimtarinë si duhet. Krijimi i infrastrukturës ndikon direkt në nivelin e higjienës”, thotë Tërshnjaku.

Tërshnjaku shton se inspektimet e fundit që janë kryer në QKUK, qendër terciare, si qendër referente për tërë Kosovën, tregojnë se gjendja, siç thotë, lë për të dëshiruar.

“Ne kemi kryer inspektimin në nivelin terciar, dhe kushtet higjienike- sanitare janë me mangësi dhe probleme. Por, problemi qëndron në udhëheqësinë e klinikave, ku duhet ta menaxhojnë çështjen e vizitorëve, pasi e pamundësojnë nivelin e higjienës”, konsideron Tërshnjaku.

Në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, janë të licencuara rreth 1200 institucione private shëndetësore, përfshirë këtu kabinete, laboratorë, ordinanca, qendra për mjekësi familjare, qendra terapeutike, poliklinika dhe spitale.

Përveç këtij numri të institucioneve private të licencuara, ka edhe të tjera që funksionojnë pa licencë. Ministria thotë se vetëm vitin e kaluar janë mbyllur 11 institucione private shëndetësore.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Bushati kujdeset për Thaçin, nuk e përsërit në Prishtinë qëndrimin kundër ndryshimit të kufijve

Bushati kujdeset për Thaçin, nuk e përsërit në Prishtinë qëndrimin kundër ndryshimit të kufijve

Serbia bën ndryshime drastike në ushtri, shef i shtabit vendoset një ushtarak i lindur në Kosovë

Serbia bën ndryshime drastike në ushtri, shef i shtabit vendoset një ushtarak i lindur në Kosovë

Krasniqi insiston që çështjen e veteranëve s’e zgjidh drejtësia po politika, propozon që procesi të kthehet nga zero

Krasniqi insiston që çështjen e veteranëve s’e zgjidh drejtësia po politika, propozon që procesi të kthehet nga zero

Jetonte në një dhomë me bidonat me urinë, vjen reagimi i shtetit (Video)

Jetonte në një dhomë me bidonat me urinë, vjen reagimi i shtetit (Video)

Rreth 100 shkolla në Kosovë punojnë me plan-program të Serbisë

Rreth 100 shkolla në Kosovë punojnë me plan-program të Serbisë

Personeli shëndetësor keqpërdorin kartelat, mbi 200 vërejtje për mosrespektim të orarit në QKUK

Personeli shëndetësor keqpërdorin kartelat, mbi 200 vërejtje për mosrespektim të orarit në QKUK

Avni Arifi së shpejti ambasador në Emirate

Avni Arifi së shpejti ambasador në Emirate

Haskuka funksionalizon sistemin e administratës në Komunën e Prizrenit

Haskuka funksionalizon sistemin e administratës në Komunën e Prizrenit

Haziri inicon takimin e parë për bashkëpunim ndërkufitar mes Likovës dhe Novobërdës

Haziri inicon takimin e parë për bashkëpunim ndërkufitar mes Likovës dhe Novobërdës

Dëmi që veteranët e rrejshëm ia kanë bërë buxhetit të Kosovës shkon në mbi 68 milionë euro

Dëmi që veteranët e rrejshëm ia kanë bërë buxhetit të Kosovës shkon në mbi 68 milionë euro

Sejdiu përsërit: PSD mbështet kërkesën e Luginës për bashkim

Sejdiu përsërit: PSD mbështet kërkesën e Luginës për bashkim

Qeveria nuk ka paraparë me ligj si ta armatosë FSK-në

Qeveria nuk ka paraparë me ligj si ta armatosë FSK-në

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Mogherini e bindur, zgjidhja me dialog midis Beogradit e Prishtinë ende është e mundshme

Mogherini e bindur, zgjidhja me dialog midis Beogradit e Prishtinë ende është e mundshme

Komandanti i FSK-së: Ushtria brenda muajve të ardhshëm

Komandanti i FSK-së: Ushtria brenda muajve të ardhshëm

Haradinaj: Qeveria do të ofrojë mbështetje për Postën e Kosovës

Haradinaj: Qeveria do të ofrojë mbështetje për Postën e Kosovës