SHSKUK njofton se kanë mbi 100 pacientë me Covid-19 që kërkojnë kujdes shëndetësor

E publikuar: 22/06/2020 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ka rritje të rasteve të pacientëve të shtrirë me Covid-19.

Sipas SHSKUK, janë mbi 100 pacientë që kërkojnë kujdes shëndetësor.

Përveç infektives, njoftohet se ky shërbim ka në funksion edhe Klinikën e Dermatologjisë dhe Pulmologjisë. Ndërsa nga dita e martë, 23 Qershor 2020, hapet edhe Mjekësia Sportive, në të vendosen rastet që kanë nevojë për CPAP dhe të intubuar.

“Sipas nevojës dhe situatës epidemiologjike do të lirohen edhe hapësira tjera në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme”, bëhet e ditur nga SHSKUK.