Shqyrtohen rastet e viktimave të dhunës seksuale në Kosovë

E publikuar: 19/03/2019 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot është mbajtur një takim i mbyllur në mes të drejtueseve te komisionit për personat e dhunuar seksualisht gjate luftës, ish-presidentes Atifete Jajhaga dhe Ministrit te Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Aty u tha se janë duke punuar që ky proces i ndjeshëm dhe konfidencial të shkojë mire.

Ministri u premtoi mbështetje të vazhdueshme komisionit teksa e konsideroi të vonuar si proces meqë po bëhet pas gati 20 vjetësh.

Mes tjerash pas këtij takimi të mbyllur për media u treguan edhe statistikat e mbledhura në një vit, e që totali i përgjithshëm i rasteve të pranuara dhe të shqyrtuara është 968, prej tyre 301 janë aprovuar, 147 refuzuar, 9 në proces, 542 të trajtuara dhe 426 në pritje për trajnim.