Shqiptarja, kampione për kontribut në Australi

E publikuar: 27/01/2017 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jeanette Mustafa është shqiptarja e cila është shpallur kampione për kontributin e saj vullnetar për komunitetin shqiptar në Australi.

Në një artikull të publikuar në mediat e huaja, thuhet se Jeanette ka një listë të gjatë të roleve vullnetare ndonëse ka plotë 78 vite, njofton Klan Kosova.

Në ditën e pavarësisë së Australisë u njoftua se shqiptarja Jeanette Mustafa do të marrë një medalje të Urdhërit të Australisë për shërbimet që u ka bërë shqiptarëve.

E lindur nga një familje nga Shqipëria, në një qytet të vogël rural Qeensland, Mustafa kishte filluar vullnetarizmin e saj si një adoleshente por ajo mezi e pranoi një shpërblim të tillë.

‘’Unë u befasova. Unë e di që njerëzit bëjnë më shumë’’ është shprehur Jeanette në një intervistë.

Pas shpërnguljes së saj në Melburne, Jeanette kishte apeluar të hapen fonde për të dërguar ilaçe për qytetarët shqiptarë në nevojë, njofton Klan Kosova.

Më vonë Jeanette u ndihmua nga Moira Kelly për të sjellë fëmijët shqiptarë në Australi për trajtime mjekësore.

Megjithatë ndonëse ka lindur në Australi ajo këmbëngul se është shqiptare.

‘’Çdo kush që dëgjon për mua e di që unë jam patriote në Australi, por asnjëherë nuk duhet të harrojmë rrënjët tona’’ është shprehur Jeanette Mustafa,