Shqiptarit në Amsterdam i fluturojnë 50.000 euro nga valixhja, arrestohet në aeroport

E publikuar: 12/12/2019 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ushtarake e aeroportit Schiphol të Amsterdamit, ka arrestuar një shtetas shqiptar, pasi u përballën me një situatë të pazakontë.

Teksa po kryenin kontrollet rutinë, ata vërejtën se shqiptarit 30 vjeçar, iu hap valixhja nga e cila iu shpërndanë në ajër një shumë parash që mendohet të kenë qenë se paku 50,000 Euro, njofton Klan Kosova.

30 vjeçari u kap të dielën pasi policia u njoftua nga stafi i aeroportit.

Ai nuk mund të shpjegonte se nga i kishin ardhur paratë, por është akuzuar për pastrim parash, tha policia në mediat sociale.

I njëjti është dërguar në paraburgim të mërkurën ndërsa hetimi vazhdon. Një sasi e panjohur parash humbën nga era, tha policia.