Shqiptari kampion i botës, nokautoi kundërshtarin në raundin e dytë (Video)

E publikuar: 18/03/2017 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Erzen Rrustemi është kampion i botës në versionin WBF.

Boksieri shqiptar, Erzen Rrustemi, ka arritur të nokautojë që në raundin e dytë boksierin Ricardo Ramirezin për ta fituar titullin e kampionit të botës në versionin WBF.

Boksieri shqiptar ishte dukshëm më i përgatitur se kundërshtari, të cilin e rrëzoi edhe në raundin e parë, para se ta nokautoi në raundin e dytë.

Erzeni e arriti këtë fitore të madhe në prani të shumë tifozëve shqiptarë që kishin shkuar në Aarhus të Danimarkës për ta mbështetur nga afër.