Shqiptari italianes: Fli edhe 2 herë me mua dhe të lë të qetë

E publikuar: 03/02/2016 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar nga drejtësia italiane. Edhe pse i dënuar më parë me një vit burg, pasi kërcënonte me mesazhe një adoleshente italiane, i riu shqiptar me inicialet R.H. e ka bërë sërish.

“Hajde fli me mua dhe dy herë dhe do të lë të qetë”. Ky është mesazhi që R.H., i ka dërguar italianes.  Ngjarja ka ndodhur në Villadose të Italisë. Shantazhet kanë nisur në vitin 2009 dhe kanë vijuar deri në vitin 2012, kur shqiptari kishte përfunduar dënimin me 1 vit burg. Ai fitoi lirinë në qershor 2010 pasi shleu dënimin për persekutim të minorenëve.

Por, sipas prokurorëve përndjekja ka vijuar deri një vit më parë. Shqiptari nuk ka heq dorë nga praktika e tij duke i thënë vajzës se, “do të vuash siç kam vuajtur dhe unë”. Përndjekja ka vijuar deri një vit më parë, kur ai u denoncua sërish në polici. Për këtë gjykata vendosi më 1 shkurt ta dënojë shqiptarin me 10 muaj burg.