Shqiptarët, të pakënaqur nga puna, paguhen pak e punojnë edhe në fundjavë

16.01.2020 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shqiptarët, të pakënaqur nga puna, paguhen pak e punojnë edhe në fundjavë

60% e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë janë të pakënaqur me punën e tyre. Sipas një sondazhi EP & Partners Consultancy ku morrën pjesë e 1 528 persona me pozicione pune në qytetet të ndryshme të dy vendeve, rezulton se 51 përqind e te anketuarve janë të pakënaqur, 9 përqind shumë të pakënaqur, 32 përqind të kënaqur dhe 8 përqind shumë të kënaqur.

Çdo pjesëmarrës i’u përgjigj 19 pyetjeve, nga të cilat 8 kishin të bënin me të dhëna klasifikuese dhe 11 me perceptimin e të anketuarve mbi punën.
Pjesëmarrësit në sondazhin e realizuar në Shqipëri dhe Kosovë, u pyetën se sa të kënaqur ishin nga puna aktuale dhe sa mundësi kishte që brenda një viti të kërkonin punë diku tjetër.

Kënaqësia është më e lartë mes punonjësve me paga të mesme e të larta, punonjësve me përvojë dhe atyre që banojnë në Kosovë.

Kurse pakënaqësia është më e lartë mes punonjësve me paga të ulëta, të punësuarit me kohë të pjesshme dhe kryesisht grupmoshës 30 – 39 vjec.

57% po shohin mundësi të ndërrojnë punën në vitin e ardhshëm, kryesisht për një pagë më të lartë, dhe mundësi karriere.

Pjesëmarrësit u pyetën se sa të angazhuar ndihen ata me punën, ku rezultoi se vetëm 39.5 % e punonjësve në Shqipëri dhe Kosovë ndjehen të angazhuar në punë, pasi pjesa më e madhe e punonjësve ndjehen të pavlerësuar për punën që kryejnë, pa mundësi për rritje profesionale dhe karrierë, si edhe me besim të ulët tek kolegët dhe veçanërisht eprorët.

Gjithashtu, dukuri serioze që u vu re në sondazh ishte puna gjatë fundjavës/ festave zyrtare. Konkretisht 72% e punonjësve të punësuar në kompani private deklarojnë se punojnë në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare. Ndër ta 24% deklarojnë që ndodh gjithmonë./tch/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit,   Presidenti Thaçi merr pjesë

Nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, Presidenti Thaçi merr pjesë

A do të konstatohet sot që nuk ka kushte për marrëveshje mes LVV-së e LDK-së?

A do të konstatohet sot që nuk ka kushte për marrëveshje mes LVV-së e LDK-së?

Politikologu: Partia e Isa Mustafës, marrëveshjen e mundshme me LVV’në, e ka konvertuar në pazar politik

Politikologu: Partia e Isa Mustafës, marrëveshjen e mundshme me LVV’në, e ka konvertuar në pazar politik

Infektologët kosovarë apelojnë: Shteti ta shtojë kujdesin rreth coronavirusit

Infektologët kosovarë apelojnë: Shteti ta shtojë kujdesin rreth coronavirusit

Sulmoi policin në Lipjan, një serb i dehur arrestohet nga policia

Sulmoi policin në Lipjan, një serb i dehur arrestohet nga policia

Të anulohet projekti në Liqenin e Badovcit, nëse jo paralajmërohen protesta

Të anulohet projekti në Liqenin e Badovcit, nëse jo paralajmërohen protesta

Dyshohet se festoi Vitin e Ri me armë zjarri, u arrestua dje nga policia në Pejë

Dyshohet se festoi Vitin e Ri me armë zjarri, u arrestua dje nga policia në Pejë

Sipas PSD, marrëveshjet e arritura nga ky proces janë të dëmshme

Sipas PSD, marrëveshjet e arritura nga ky proces janë të dëmshme

Bashkimi i shëndetësisë me sportin dhe ndarja e MKRS-së, kundërshtohet

Bashkimi i shëndetësisë me sportin dhe ndarja e MKRS-së, kundërshtohet

Pse Trump po angazhohet kaq fort për Kosovën e Serbinë

Pse Trump po angazhohet kaq fort për Kosovën e Serbinë

Nuk do t’i mbani dot lotët, shpëtohet 2 vjeçarja pas 24 orësh. Nëna akoma brenda (FOTO)

Nuk do t’i mbani dot lotët, shpëtohet 2 vjeçarja pas 24 orësh. Nëna akoma brenda (FOTO)

Fatmir Sheholli ftohet nga Gjykata Speciale

Fatmir Sheholli ftohet nga Gjykata Speciale

Alon Ben-Meir: Serbia ta pranojë faktin që Kosova është e pavarur, e kjo ta heqë taksën

Alon Ben-Meir: Serbia ta pranojë faktin që Kosova është e pavarur, e kjo ta heqë taksën

Mosmarrëveshja Kosovë-Serbi gëzon vëmendje të nivelit të lartë amerikan

Mosmarrëveshja Kosovë-Serbi gëzon vëmendje të nivelit të lartë amerikan

Grenelli për AP-në: SHBA-ja do që Kosova e Serbia të fokusohen në ekonomi dhe vende të reja pune

Grenelli për AP-në: SHBA-ja do që Kosova e Serbia të fokusohen në ekonomi dhe vende të reja pune

2019: Janë regjistruar 10 mijë e 54 biznese, mbyllur 1 mijë e 774 biznese

2019: Janë regjistruar 10 mijë e 54 biznese, mbyllur 1 mijë e 774 biznese