Shqiptarët të bashkuar drejt Evropianit

E publikuar: 16/06/2015 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja shqiptare nuk është më e forta në Evropë, por më e lidhura, gjithsesi. Kështu thotë kapiteni i saj, Lorik Cana, i cili po i kalon kohët më të mira me skuadrën kuq e zi, prejse është pjesë e saj. Shqipëria ka shënuar përparim shumë të madh viteve të fundit, gjë që po e bënë shumë krenar kosovarin e Lazios.

“Ndoshta nuk jemi ekipi më i fortë, por jemi ekipi më i lidhur në Evropë. Në fushë dhe jashtë saj, skuadra është shumë e lidhur dhe kjo është forca jonë. Jam shumë i sigurt se jemi ekipi më i bashkuar dhe ekipi që lufton më shumë për ngjyrat kuqezi”, ka deklaruar Cana për Top Channel, i cili po e kërkon kualifikimin historik në Kampionatin Evropian “Franca 20156”, bashkë me shokët e tij. Optimizmi nuk i mungon aspak. Por, u bënë thirrje shqiptarëve të tregohen të durueshëm dhe ta lënë anash euforinë, kurse ekipi do të bëjë çmos që të kualifikohet. /Zëri/