Shqiptarët e Ukrainës kërkojnë ndihmë nga Kosova (Video)

E publikuar: 03/09/2015 20:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndonëse jetojnë ne Ukrainë,traditat nuk i kanë harruar. Madje vallet shqipe i luajnë fort mirë.

Por, qe t’i mbajnë këto tradita dhe ta ruajnë gjuhën shqipe,banorëve të fshatit Karakurti të Ukrainës po kërkojnë mbështetje institucionale,njofton Klan Kosova.

Kështu me këtë letër shqiptaret e Ukrainës i janë drejtuar Ministrisë se Diasporës që t’u dal në ndihmë.

Edhe kryetari i shoqatës të shqiptarëve në Ukrainë, Radion Pandare në një lidhje në skype po kërkon përkrahje.

Ndërkohë zëdhënësi i ministrisë së diasporës, Lorik Pustina I tha Klani përmes postes elektronike se një kërkesë për ndihme nuk ka ardhur nga shoqata shqiptare Rilindja. Pavarësisht kësaj,Pustina shtoi se ministria do të organizoj një vizitë për tu njohur përafërm me të gjitha çështjet me të cilat ballafaqohen shqiptaret në Ukraine.