Shqipëria vazhdon të braktiset, 70 mijë të larguar në 2018-19

E publikuar: 28/05/2019 19:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ikjet nga Shqipëria vazhdojnë çdo ditë. Shpresëthyerit më të shumtë janë të rinjtë shqiptarë, të cilët nuk shikojnë asnjë prespektivë në këte vend me shumë plagë sociale të pashërueshme. Mungesa e persepktivës konstatohet në çdo drejtim. Gjendja ekonomike, rendi, problemet e gjakmarrjes, hakmarrjes, pamundësia e gjetjes së një vendi pune janë disa nga plagët sociale që detyrojnë të rinjtë dhe familjet shqiptare që të kërkojnë emigrim me çdo mënyre.

Vetëm për vitin 2018 dhe në pesë muajt e parë të vitit 2019, llogaritet që nga Shqipëria të kenë ikur mbi 70 mijë të rinj e të reja, që e thënë ndryshe ky numër të ikurish është sa qyteti i Korçës.

Nëse do të dëgjosh historitë e atyre që e kane lënë ose që janë në prag lënie të Shqipërisë, do të trishtohesh. E tillë është dhe historia e Blerta Dukës, 25 vjeç nga Tirana.

Shkak i lënies së Shqipërisë është bërë hasmëria ndërmjet babit të saj Arben Duka dhe familjes Bano, e cila ka filluar para disa vitesh dhe vazhdon akoma. Palët nuk janë pajtuar. Arbeni është i detyruar të qëndrojë i ngujuar.