Shqipëria dhe Serbia pritet të nënshkruajnë për rrugët dhe hekurudhat e Kosovës

E publikuar: 26/08/2016 07:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqipëria dhe Serbia synojnë t’i nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh në fushën e transportit rrugor e hekurudhor, të cilat prekin edhe Kosovën. Këtë pritet ta bëjnë në takimin e Nishit, por pa pjesëmarrjen e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës.

Sipas burimeve të gazetës “Koha Ditore” , marrëveshjet do të arrihen mbi bazën e një protokolli i cili është nënshkruar në prill të vitit 2015, në kuadër të takimit të parë mes Komisionit të përbashkët Shqipëri-Serbi.

Takimi ishte mbajtur në përputhje me nenin 6 të Marrëveshjes bilaterale për tregti dhe bashkëpunim ekonomik, i nënshkruar në Beograd në maj të vitit 2005. Protokolli, i cili erdhi pas negociatave dyditore të zhvilluara në Beograd është nënshkruar nga zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë, Tregtisë dhe Turizmit, Brunilda Paskali, si dhe sekretari i Ministrisë së Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Stevan Nikçeviq.