Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

11.07.2019 08:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Qeveria e Republikës së Shqipërisë në mbledhjen e saj të radhës, mbajtur të mërkurën, ka miratuar dy vendime për akordime fondesh për shqiptarët që janë jashtë territorit të saj. Vendimi i parë parashikon dhënien e një kontributi financiar për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, në masën 25 mijë euro, për vënien në funksion të Qendrës Kulturore (Multifunksionale) të këtij Këshilli në Komunën e Bujanocit.

“Efekti financiar, prej 25 mijë eurosh, do të përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2019, për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një vendim tjetër është ai për dhënien e ndihmës financiare për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, në masën 25 mijë euro për mbështetjen e funksionimit të këtij këshilli dhe të Zyrës koordinuese të tij në Plavë.

Qeveria e Shqipërisë akordon fondin për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës dhe në atë të Plavës, dy muaj pasi përfaqësues të pushtetit vendor dhe atij politik të shqiptarëve në Preshevë deklaruan publikisht se pavarësisht premtimeve të shumta, Kosova e Shqipëria nuk po bëjnë mjaftueshëm për shqiptarët në Luginë, ndërkohë që kanë kërkuar nga dy qeveritë funksionalizimin e fondit për KKSH-në në Luginën e Preshevës… (shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj