Shqipëri-Serbi, ja si është forma e legjionarëve

E publikuar: 05/10/2015 10:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fundjava që sapo lamë pas ishte e mbushur me impenjime për futbollistët e kombëtares kuqezi. Një pjesë e mirë e tyre luajtën si titullar në ndeshjet që zhvilluan skuadrat e tyre respektive ndërsa disa të tjerë nuk zbritën për asnjë minutë në fushë. Përpara dy sfidave madhore ndaj Serbisë dhe Armenisë që vlejnë kualfikimin historik në Francë 2016 për Shqipërinë trajneri De Biasi duhet ti bëjë mirë llogaritë se cilët lojtarë duhet të hedhë në fushë që nga minuta e parë, pasi shumica e lojtarëve që kanë luajtur si titullar në ndeshjet e fundit të kombëtares nuk janë aktivizuar në fundjavë me klubet e tyre respektive. E nisim nga Etrit Berisha, portieri 26-vjecar është një nga ata futbollistë të përfaqësueses kuqezi që është ka patur më shumë minuta në këmbë gjatë javës së fundit. Berisha fillimisht luajti titullar në ndeshjen e Europa League mes Lazios dhe Saint Ettiene, ndërsa të Dielën përballë Frosinones u aktivizua nga trajneri Pioli në minutën 38-të, duke zëvendësuar Federico Marchettin të dëmtuar. Paraqitja e gardianit kuqezi në këtë sfidë ishte shumë pozitive, me portierin shqiptar që ndali në disa raste tentativat e skuadrës mike për të shkuar te goli. Një moment të shkëlqyer forme po përjeton edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Napolit i cili mungoi në dy sfidat e fundit të kombëtares për arsye dëmtimi ishte një nga më të mirët në fushë në fitoren e thellë 0-4 të skuadrës së Sarrit përballë Milanit. Ashtu si ndaj Juventusit edhe ndaj kuqezinjëve Hysaj ishte i pakalueshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes. Kapiteni Lorik Cana nuk aktivizua në ndeshjen e fundit mes Nantes dhe Nice e vlefshme për javën e 9-t të kampionatit francez, për vetë faktin se në mesjavën e kaluar pësoi një dëmtim në gju. Gjithsesi edhe Loriku është aktivizuar rregullisht në ndeshjet e kaluara nga trajneri Der Zakarian, dhe nëse ja del të jetë në fushë ndaj Serbisë, e sigurtë është që do të gëzojë një formë shumë të mirë sportive. Arlind Ajeti vazhdon të mbetet pa ekip dhe me riaftësimin e Hysajt, trajneri De Biasi ka një element më shumë për të zëvendësuar Mavrajn në qëndër të mbrojtjes, ai është Berat GJimshiti i cili në sfidën mes Zyrihut dhe Baselit hyri në fushë në minutën e 30-të duke zhvilluar një paraqitje pozitive. Në krahun e majtë të mbrojtjes De Biasi ashtu si gjatë gjithë këtyre eliminatoreve do të mbështet fort te Ansi Agolli cili luan rregullisht me Qarabagun në kampionatin azer dhe në Europa League dhe për momentin po përjeton një moment të shkëlqyer forme. Në qëndër të mesfushës me përjashtim të Burim Kukelit dy titullarët e tjerë Abrashi dhe Xhaka zotërojnë një gjëndje shumë të mirë. Lojtari i Zyrihut në fakt e ka hedhur pas krahëve dëmtimin që pësoi disa javë më parë por në ndeshjen ndaj Baselit 31-vjecari qëndroi gjatë gjithë 90-minutëshit në stol. Xhaka i cili është një titullar i padiskutueshëm i skuadrës nga St Jakob Park nuk luajti në këtë takim pasi ishte i pezulluar, ndërkohë Abrashi ashtu si gjatë të gjitha ndeshjeve të këtij sezoni u aktivizua titullar në barazimin 1-1 të Freiburgut ndaj Karlsruher në Bundesligën e dytë gjermane. Te Baseli Shkëlzen Gashi u rikthye në formacionin titullar nga trajneri Urs Fischer, me sulmuesin shqiptar që në ndeshjen ndaj Zyrihut dha asistin në golin e avantazhit provizor një 1-2 të realizuar nga një tjetër futbollist shqiptar si Albian Ajeti. Vijon të qëndrojë në stol te Nantes, Ermir Lenjani, ashtu si në takimin ndaj Lille edhe në sfidën përballë Nice që zgjati vetëm 45 minuta ish futbollisti i St Gallenit nuk luajti. Nuk po kalon një moment aspak të mirë me Istanbul Basaksehir as Sokol Cikalleshi. Ish sulmuesi i Kukësit dhe Rnk Splitit nuk luajti asnjë sekondë ndaj Gallatasaray-it, ndërsa edhe në takimin e javës së shkuar ndaj Kayserisporit nuk u aktivizua. Paraqitet më e mirë situata për dy sulmuesit e tjerë të kombëtares Armando Sadiku dhe Bekim Balaj pasi të dy realizuan nga një gol në fundjavën që sapo lamë pas edhe pse hynë në fushë nga stoli. Edhe Odise Roshi e Alban Meha dy kandidatë për një fanellë titullari ndaj Serbisë dhe Armenisë ishin përcaktues për skuadrat e tyre. Roshi realizoi një gol në fitoren 4-1 të Rijekës ndaj Nk Zagrebit ndërsa Meha ishte heroi i Konyasporit në suksesin në transfertë të këtyre të fundit ndaj Trabzonsporit me shifrat 1-2. Mesfushori shqiptar realizoi një gol dhe dha një asist në këtë ndeshje. Edhe Ergys Kace luajti gjatë gjithë 90 minutëshit në humbjen 0-2 të Paokut ndaj Olympikosit në Selanik./supersport.al/