Shqipëri, 6 viktima dhe 127 raste të reja me koronavirus

E publikuar: 06/08/2020 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 531 testime dhe janë konfirmuar 127 raste të reja pozitive dhe 6 humbje jete, si dhe janë shëruar 32 qytetarë.

Prej tyre më së shumti raste të reja ka Tirana me 36, pasuar nga Kruja me 28 Durrësi 15, Hasi 8, etj.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Po ashtu në dy spitalet, COVID 1 dhe COVID 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID-19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Si pasojë e koronavirusit kanë vdekur gjashtë pacient, tre nga Durrësi, një 64-vjeçar, një 65-vjeçar dhe një 69-vjeçar, një 72-vjeçare nga Fieri, një 73-vjeçare nga Korça dhe një 78-vjeçare nga Tirana.