“Shpresojmë që ndeshja Kosovë – Turqi të jetë e fundit që luhet jashtë Kosovës”

E publikuar: 09/06/2017 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa së bashku me ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit në detyrë Kujtim Shala dhe kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtiri, kanë vizituar Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, në atë që u tha se është dita e fundit e punimeve për renovimin e tij.

Shala tha se shpreson që ndeshja e ardhshme e Kosovës si vendas, në fundjavë, Turqinë të jetë e fundit që luhet jashtë Kosovës.

Ai tutje ka shtuar i ka kërkuar FFK-së që menjëherë të bëjë kërkesën në FIFA dhe UEFA për t’ia mundësuar përfaqësues dhe klubeve kosovare zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare ne terrenin vendas.

Ndërsa, Bahtiri ka falënderuar ministrin Shala për siç ka thënë gatishmërinë dhe angazhimin e tij për renovimin e stadiumit.