Shpresë për personat e gjymtuar, krijohet në laborator këmba një miu

E publikuar: 08/06/2015 00:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për herë të parë në botë, shkencëtarët amerikanë krijuan gjymtyrën e një miu në laborator. Zbulimi shton shpresën për personat e gjymtuar, të cilët një ditë do të kenë një të tillë biologjike funksionale.

Këmba e miut, që u krijua nga kërkuesit e Spitalit të Përgjithshëm të Massachusetts -it ka ene gjaku dhe inde muskulare.

Ekipi i studiuesve mori qelizat e gjalla nga një mi i ngordhur, duke përdorur teknikën që njihet si “decelularizimi”, vendosja e gjymtyrës në një solucion të posaçëm. Enët e gjakut dhe muskujt u krijuan në një laborator dhe më pas u përfshinë në procesin e njohur si “ricelularizimi”.

Gjymtyra u fut brenda një bioreaktori, të mbushur me një solucion, i cili ushqente qelizat. Pas pesë ditësh u aplikua stimulimi elektrik, për të ngacmuar formimin e muskujve. Pas dy javësh rezultati ishte mbresëlënës: U krijua një gjymtyrë e gjallë.

Shkencëtarët thanë se nëse gjithçka do të rezultojë e suksesshme deri në fund, atëherë ky zbulim do të ndihmojë mbi 1.5 milionë persona me aftësi të kufizuara në Shtetet e Bashkuara dhe miliona të tjerë në të gjithë botën.

/Tv Klan/