“Shpresat” ngjiten në botëror, De Biasi nis freskimin pas suksesit në Europian

E publikuar: 30/09/2016 19:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy ndeshjet e radhës së përfaqësueses shqiptare, Eliminatore të Botërorit 2018-të, ndaj Lihteshtejnit dhe Spanjës, pritet të kenë surpriza sa i përket lojtarëve të grumbulluar.

De Biasi pas më shumë se 200 lojtarëve të vëzhguar përzgjedhur dhe grumbulluar në dy eliminatoret e shkuara që ka drejtuar kuqezinjtë, aktualisht ka një rreze më të ngushtë veprimi dhe sytë e trajnerit italian janë kthyer nga ekipet zinxhirë të përfaqësueses, që për të thënë të vërtetën janë ndër brezat më të suksesshëm të viteve të fundit.

Krijimi i përfaqësueses së Kosovës dhe kërcënimi për largimin drejt skuadrës tjetër shqiptare, sikurse ndodhi me Rashicën, Vojvodën apo Rrahmanin, nga kombëtarja U21, ka detyruar De Biasin të përshpejtojë grumbullimet e të rinjve, të paktën për të mos u rrezikuar më për largime të mëtejshme.

Në listën që pritet të zbardh më 1 tetor, trajneri i përfaqësueses do të ketë 3 lojtarë të përfaqësueses U21, ata janë dy sulmuesit Rey Manaj, Eros Grezda dhe mesfushori i Skënderbeut Liridon Latifi.

Nëse i pari, ish-sulmuesi i Interi dhe aktualisht i Peskarës është grumbulluar disa herë, për herë të parë janë dy lojtarët me origjinë nga Kosova, Eros Grezda, sulmuesi i Lokomotivës në Kroaci dhe Liridon Latifi, mesfushori i Skënderbeut.

Emra që ndoshta në sulm do të kenë më tepër hapësira me mungesën e Gashit, apo gjendjes jo optimale të Sadikut, ndërkohë në mesfushë, Latifi rrezikon Emir Lenjanin, i cili është në pozicionin e preferuar të mesfushorit të Skënderbeut.

Përveç grumbullimit duket se për ta do të ketë edhe minuta në dispozicion nga trajneri De Biasi dhe kjo ndoshta jo vetëm për faktin që e meritojnë, duke qenë se janë lojtarë të një niveli të lartë, por sigurisht edhe konkurrenca mes Kosovën po bëhet gjithmonë dhe më prezente në të gjitha ekipet përfaqësuese, jo vetëm ekipin A.

/ Top Channel