“Shpikësit Shqiptarë” flasin në Opinion për arritjet dhe rrugëtimin e tyre në ICT Awards

E publikuar: 17/07/2018 18:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqiptarët e rrallë shpikës titulloj emisioni i së Hënës në Opinion në TV Klan ku të ftuar ishin përfaqësues të ICT Awards, jurisë së saj, fitues dhe finalistë.

Për vitin e tretë me radhës Opinion dhe gazetari Blendi Fevziu i dedikon një puntatë garës mbarë kombëtare në fushën e teknologjisë.

Të ftuar në Opinion ishin përfaqësuesit dhe bashkëthemeluesi i ICT Awards, Kushtrim Shala, anëtari i Jurisë njëkohësisht dhe drejtor i Microsoft Albania Sokol Vladi.

Të pranishëm ishin edhe fituesit Julian Demeti në Kategorinë ICT Mobiliteti i Vitit, Femra e Vitit në ICT Hana Qerimi, fituesja në Kategorinë ICT Ylli në Ngritje Tea Reciça, fituesi në Cyber Security Kastriot Fetahaj, finalistja në ICT Femra e Vitit Adela Kallanxhi dhe finalisti në Ylli në Ngritje Mario Alla.

Julian Demeti është themelues i Gati.al platformës së parë shqiptare të profesionistëve ndërsa Hana Qerimi është themeluese e Shkollës Digjitale në Kosovë.

Gjatë emisionit u zbuluan më shumë detaje rreth projekteve fituese. Adela Kallanxhi tha se projekti me të cilin aplikoi Altropost.al kishte mese 350 llogari përdoruesish.

Tea Reciça premtoi lançimin e Find My Clothes në iOS, një prej aplikacioneve me të cilat kishte aplikuar.

Mark O dhe krijuesi i tij Mario Alla zbuluan sfidën e tyre të radhës, një librari në shqip që do ti mundësonte të fliste shqip asistentit virtual.

Gati.al platforma fituese profesionale tashmë ka 2600 profesionistë nga 216 qytete tha Julian Demeti.

Shkolla Digjitale numëron mbi 800 nxënës aktivë dhe 2,500 ndër vite që nga themelimi në 2016-ën shprehej Hana Qerimi.

Me 8 projekte dhe 11 gjetje ku në mesin e tyre edhe një në aplikacionin Viber, Kastriot Fetahaj zbuloi sesi ai bashkë me mikun e tij arriti të fitonte çmimin këtë vit pasi kishte arritur finalet në edicionin e shkuar.

Në Opinion ai tha se gjetja e tij në Viber kompromentonte të dhënat e 80 milion përdoruesve ndërsa gjithashtu kishte zhvilluar 8 viruse që nuk identifikohen nga antivirusët e sotëm.

Me një falënderim ndaj drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu dhe jurisë e mbarë komunitetit të ICT Awards, Kushtrim Shala tha se së shpejti Tirana do të ketë qendrën më të re të inovacionit, ICTS Lab, e cila do të mbështesë startup dhe ti ndërmjetësojë ato nëpër botë.

Në fund të emisionit transmetua edhe një prezantim i Inovacionit të Vitit dhe asistentit Crystal zhvilluar nga Shqiptari Uljan Sharka në Itali.

Albanian ICT Awards finalizoi edicionin e gjashtë këtë vit me mbi 100 aplikime në shtatë kategori.

Gara shpalli fituesit më 27 Prill në Tiranë në mbrëmjen gala ku u bë edhe ndarja e çmimeve me praninë e komunitetit, liderëve të biznesit, udhëheqësve të suksesshëm, figurave të njohura të politikës, biznesit, teknologjisë dhe akademisë. /PCWorld Albanian