Shpëtoni lëkurën tuaj gjatë ditëve të nxehta të verës me këto metoda

E publikuar: 25/06/2019 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Temperaturat e larta, dielli i fortë dhe trupi i djersitur përbëjnë një grup faktorësh të dëmshëm për lëkurën.

Gjithçka që ju nevojitet është, që gjatë ditëve të nxehta të verës të ndryshoni metodat e kujdesit të fytyrës.

Ndryshoni larësin e fytyrës: Trajtimi bazë i fytyrës është larja. Djersa dhe vaji i prodhuar në sasi të lartë gjatë verës është shkaku numër një, që ju mund të keni akne. Filloni të përdorni një pastrues të fytyrës që përmban acid salicilik.

Vendosni krem kundër diellit: Kremi kundër diellit është një domosdoshmëri gjatë ditëve të verës. Ai do t’iu mbrojë nga djegia dhe skuqja e lëkurës. Vendosni mbrojtësin nga dielli sa herë që dilni jashtë.

Vendosni produkte që përmbajnë antioksidantë: Çdo produkt që përmban antioksidant është i mirë për lëkurën. Vaji i vitaminës E është një nga produktet kryesore që duhet ta aplikoni në lëkurë.

Konsumoni shumë ujë: Uji hidraton lëkurën dhe freskon atë gjatë ditëve të nxehta të verës.

Mos vendosni shumë makeup: Shmangni çdo produkt të rëndë makeup-i. Përdorim i tepërt i këtyre produkteve kozmetike bllokon poret dhe si rezulton qelizat e lëkurës nuk mund të marrin frymë.

Edhe maskat e përgatitura në kushte shtëpie me përbërës natyralë, janë shumë të mira për mirëmbajtjen e lëkurës gjatë ditëve të nxehta.