Shpëtohet fermeri që ngeci nën shkëmb për pesë ditë (Foto)

E publikuar: 25/11/2017 03:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Louis Strydon ka ngecur në rrethana misterioze, poshtë një shkëmbi në Omdraai të Afrikës Jugut dhe nuk ka mundur të dilte për pesë ditë.

Me të rënë në gjurmë të 38-vjeçarit, mbrojtësit e rendit kanë kaluar mbi tre orë, derisa ia dolën ta nxjerrin përjashta, transmeton Telegrafi.

Pas qëndrimit pa ngrënë dhe pirë, fermeri ishte shumë i dehidruar dhe kishte marramendje, por nuk kishte asnjë lëndim trupor.

Ende nuk dihet se pse hyri nën masivin e gurit, që nuk ishte më i gjerë se trupi tij. /Telegrafi/